Igli Tare: Me Lacion kam bërë gjëra të mëdha duke shpenzuar si ekip për mbijetesë

Lajme

Në një intervistë eskluzive për “la Repubblica” Igli Tare ka bërë parashikimin e tij për sezonin e ri të Serisë A italiane. Ish-drejtori sportiv i Lacios ka përfituar për të evidentuar punën e bërë me Klaudio Lotiton ndër vite.

E shkuara bardhekaltër është një motiv krenarie për Taren, i cili shpejgon se puna e bërë në kryeqytet nuk ka qenë e vogël. Përkundrazi ai tregon se me pak para ka arritur gjëra të mëdha.

“Të jem i sinqertë edhe pse kam disa muaj që nuk punoj më nuk jam shkëputur nga bota e futbollit. Mundohem që të shikoj përreth dhe mundohem të jem i azhornuar me ndryshimet e fundit. Kam njohur njerez të rinj dhe të them të drejtën ndihem mirë. Sa i përket punës së bërë me Lacion them se kam arritur gjëra të mëdha në një klub me tifozë shumë kërkues. Herë herë mendoj se kam tejkaluar pritshmëritë pasi për të shpenzuar kemi shpenzuar si një klub që lufton për mbijetesë”, tha Igli tare.

I pyetur për një parashikim të bërë për sezonin e ri të Serisë A, Igli Tare mendon se Interi është përsëri në avantazh krahasuar me rivalet. “Interi më duket ende shumë solide ndërsa Milani do të bëjë një sezon të mirë. Mendoj se Napoli do të jëtë një problem për të gjitha rivalet ndërsa Juventusi nuk është e kompletuar”, analizoi Igli Tare.



sport,Igli Tare , Igli Tare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *