Ibrahimoviq reagon ashpër pas largimit të Kroacisë: Arbitrat po e shtyjnë Ronaldon drejt Kupës së Botës

Ibrahimoviq reagon ashpër pas largimit të Kroacisë: Arbitrat po e shtyjnë Ronaldon drejt Kupës së Botës

Lajme

Polemikat për arbitrat në Kupën e Botës janë ndezur edhe më shumë pas eliminimit të Kroacisë, në një sfidë ku një gol i shënuar në minutën e 103-të u anulua pas kontrollit nga VAR-i, ndërsa Portugalia fitoi 2-1.

Mes kritikëve më të zëshëm ishte ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili e kundërshtoi fort këtë vendim dhe shprehu dyshime për ndërhyrjen e VAR-it, si edhe për interpretimin e aksionit që rezultoi vendimtar.

Sipas Ibrahimoviqit, ai e ka parë disa herë episodin dhe është i bindur se nuk ka pasur asnjë prekje të qartë nga futbollisti kroat Igor Matanovic.

Ai fajësoi gjyqtarët se kanë ndikuar drejtpërdrejt në epilogun e takimit, duke shtuar se vendime të tilla, sipas tij, cenojnë drejtësinë sportive.

“Gjyqtarët po bëjnë çdo gjë në fuqinë e vet për ta ndihmuar Cristiano Ronaldon ta fitojë Kupën e Botës dhe ne dëgjojmë se si Messi është ‘favoriti i FIFA-s’”.

“Kjo është vjedhje e qartë. Topi nuk e preku lojtarin kroat fare. Tifozët nuk i mbushin stadiumet për të parë ekrane, por dramën dhe emocionin”.

“Kemi ardhur në pikën ku VAR-i nuk i përmirëson gabimet, por i shikon milimetrat të cilat nuk i sheh askush në stadium”, ka deklaruar Ibrahimoviq për FOX Sports, deklaroi ish-futbollisti suedez.//

Promo