I uroi ditëlindjen shokut të skuadrës në mënyrë provokuese, klubi merr vendimin drastik për futbollistin

Lajme

Mesfushori i Marsejës, Rajan Hasad është pezulluar nga klubi për shkak se i uroi ditëlindjen shokut të skuadrës Mbemba në një mënyrë e cila është quajtur provokuese.

18-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale hodhi një foto ku ndodheshin bashkë me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen kushëri”.

Por kjo është marrë si formë tallëse për shkak se Hasad është me ngjyrë të bardhë ndërsa lojtari tjetër në ngjyrë të zezë.

Algjeriani konfirmoi pezullimin e tij në një postim në rrjetet sociale dhe theksoi faktin se nuk dëshironte të shkaktonte dëm.

“Unë me të vërtetë u pezullova si masë paraprake nga Marseja pas një historie në Instagram ku i urova një bashkëlojtarit (Mbemba) një ditëlindje të lumtur. Dëshiroj të sqaroj se në asnjë moment nuk kam dashur të dëmtoj klubin tim dhe menaxhmentin tim. Ishte një mesazh i thjeshtë ditëlindjeje, siç bëj zakonisht me shokët e tjerë të skuadrës. Nëse mund të kem lënduar dikë, kërkoj falje, por dije se ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, shkruajti ai.



sport,rayan hassad , rayan hassad

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *