Mirlind Daku është i vetmi lojtar nga Kombëtarja, që nuk ka marrë asnjë minutë këtë vit. Sylvinho pritet ta ndryshojë këtë fakt ndaj Kroacisë.
Derbi i Ballkanit luhet nesër në orën 15:00. Trajneri brazilian mund t’i besojë minuta Dakut pasi ai ka luajtur më parë minuta në Kroaci.
E njëjta gjë me shumë gjasa do ndodhë dhe me Arbër Hoxhën. Ky i fundit madje pritet titullar.
Aktivizimi i Dakut do të ishte surprizë. Kjo për shkak se prej kohësh nuk jemi mësuar ta shohim të marrë minuta me përfaqësuesen kombëtare.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare