I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Lajme

Futbollisti i njohur gjerman Kevin Volland, i cili ka 15 paraqitje për kombëtaren gjermane, ka përjetuar siklet gjatë një nate në Berlin.

Sipas Berliner Kurrier, Volland ka dalë me shokun e tij të skuadrës së Union Berlin, Jerome Roussillon dhe teksa po argëtoheshin, pakujdesia e sulmuesit 31-vjeçar është shfrytëzuar nga një i mitur.

Ai ka arritur t’i marrë nga dora e Vollandit orën e shtrenjtë Patek Philippe Nautilus në ngjyrë rozë, me vlerë 180 mijë euro, madje ka pasur një sherr të shkurtër në klub, por i mituri ka arritur të shpëtojë.

Volland dhe Roussillon vrapuan pas tij, ai u arrestua përfundimisht nga policia, por Volland humbi orën e tij pasi hajduti e shkatërroi atë duke u përpjekur ta shpëtonte.

Gjermani është anëtar i Union Berlin që nga vera e kaluar, kur mbërriti në klub në një transferim prej 4 milionë eurosh nga Monaco, ndërsa më parë ka luajtur për Bayer Leverkusen, Hoffenheim dhe 1860 Munich.

Sulmuesi 31-vjeçar luajti 15 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe shënoi një gol. /Telegrafi/



sport,kevin volland , kevin volland

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *