“Hyra në zyrë për t’i thënë se do largohesha, ai filloi të qante”, Casemiro tregon prapaskenat me Ancelotti

Lajme

Casemiro, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka diskutuar prapaskenat e largimit të tij nga Real Madrid në verën e vitit 2022.

Pasi fitoi Champions League për herë të pestë ndaj Liverpool, braziliani i dha fun aventurës 9-vjeçare me “Los Blancos”. Casemiro nënshkroi për Manchester United për shumën e 70 milionë eurove, me një kontratë 4-vjeçare.

“Kisha fituar gjithçka. Nuk ishte arsyeja se nuk kisha motivim për më shumë, por doja gjëra të reja. Ata nuk ma bënë të lehtë largimin, por unë doja të mësoja një gjuhë të re, të luaja në një ligë tjetër. United është sjellë mirë me mua që nga fillimi. Unë vendosa që të largohem pasi fituam Champions League.

Unë e pashë që koha ime në Madrid kishte përfunduar, ishte një moshë e mirë për t’u larguar, unë dëshirja që të rritesha. Vendimi nuk ishte i lehtë aspak, pasi tifozët më deshën shumë.

Unë e vura në dyshim vendimin tim për largim në drejtim të United vetëm një herë. Ishte ditë e premte dhe gjithçka kishte përfunduar. Unë duhej të stërvitesha dhe nuk e bëra, e vetmja gjë që më mungonte ishte nënshkrimi.

Shkova për të biseduar me Ancelotti dhe ai tashmë e dinte se do të largohesha. Hyra në zyrën e tij, ai u kthye pas dhe filloi të qante.

Carlo më tha se ai nuk dëshironte që unë të largohesha, se më donte shumë, por unë tashmë i kisha dhënë fjalën Manchesterit dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, përfundoi mesfushori brazilian.



sport,Carlo Ancelotti,Casemiro,la liga,real madrid , Carlo Ancelotti,Casemiro,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *