Humbja me Vllazninë lë me “pasoja” Dinamon, Dritan Mehmeti “arnon” mbrojtjen

Lajme

Dinamo ka kthyer menjëherë fokusin te duelin me Egnatian, takim që do të luhet ditën e premte në orën 13:30 në “Egnatia Arena”. Një sfidë ku dinamovitët do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të qenë pjesë e “Final-Four”.

Për Dritan Mehmetin kanë nisur “dhimbjet e kokës” pasi për këtë përballje do të ketë mungesa të rëndësishme. Humbja me Vllazninë duket se ka lënë me pasoja “Blutë”, të cilët ndaj rrogozhinasve duhet të bëjnë pa dy titullarë.

Rustem Hoxha dhe Joselin Behiratche nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, pasi të dy lojtarët janë ndërshkuar me karton të verdhë ndaj shkodranëve. Në këtë mënyrë do të jenë të pezulluar pasi kanë plotësuar numrin 4- të tyre.

Një hall i madh për Mehmetin, të cilit do t’i mungojnë dy mbrojtësit kryesorë të skuadrës dhe për duelin e ditës së premte do të duhet të “arnojë” gjthë repartin e prapavijës. /newsport.al/



sport,Dinamo,Dritan Mehmeti,egnatia , Dinamo,Dritan Mehmeti,egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *