Cristiano Ronaldo vazhdon të shënjojë emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit.
Sulmuesi 39-vjeçar regjistroi një tjetër rekord historik. Ronaldo ishte protagonist absolut në fitoren e fundit të Al Nassr me rezultatin 2-0 ndaj Al Taawoun, që u siguroi atyre kualifikimin për në finalen e Superkupës në Arabinë Saudite.
Lojtari luzitan asistoi te goli i parë, ndërsa të dytin e realizoi vetë. Ronaldo u fut në histori, si lojtari i parë dhe i vetëm që shënon gol në 23 sezone radhazi. Nga dy golëshi i tij me fanellën e Sporting më 7 tetor 2022, ndaj Moreirense, Ronaldo ka arritur të shënojë të paktën një gol në çdo sezon, për 23 vite radhazi.
Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë shifër më parë, në të gjithë historinë e futbollit.
Sezonin e kaluar, Ronaldo shënoi 35 gola vetëm në kampionat për të thyer rekordin e golave në një sezon të ligës arabe. Ai regjistroi edhe 11 asistime, duke dhënë kontribut në 46 gola në vetëm 31 paraqitje në kampionat.
Anash,sport,23 sezone,gola,Historike,Ronaldo , 23 sezone,gola,Historike,Ronaldo