Hansi Flick te Barcelona: Profili taktik, forca më e madhe dhe dy formacionet e mundshme

Lajme

Hans-Dieter Flick, trajneri i cili u ka dhënë tifozëve të Barcelonës makthet e tyre më të këqija në vitet e fundit, së shpejti mund të bëhet shpëtimtari i tyre pasi raportohet se mund të marrë drejtimin e gjigantit nga La Liga.

Strategu gjerman do të donte që skuadra e tij të bënte presion konstant ndaj kundërshtarit dhe ta rifitonte topin sa më shpejt të jetë e mundur. Flick dëshiron ta ketë lojën nën kontroll, me skuadrën e tij të Bayernit që zotëronte mesatarisht 60.2 për qind në 2020/21, por jo aq sa Xavi, mesatarja e Barçës së të cilit është rreth 65 për qind në 2023/24.

Ndryshe nga Barca e Quique Setien (mesatarja e posedimit prej 74 për qind), nuk ka pasime vetëm sa për të pasuar – skuadra e Flick shpesh tenton krosime dhe topa të gjatë nga pozicione të thella, pasi ideja kryesore është të gjenerojë shumë shanse dhe përpara.

Formacioni i favorizuar i Flick është 4-2-3-1. Barça tashmë është e përgatitur mirë për t’u rreshtuar në këtë mënyrë në baza të përhershme: Xavi e përdori këtë formacion në fillim të sezonit kur futi Oriol Romeu dhe Frenkie de Jong në të njëjtin formacion – funksionoi shumë mirë.

Pa dyshim, gjermani shkëlqen në zhbllokimin e potencialit sulmues të ekipit të tij. Bayerni i Flickut shënoi 260 gola në vetëm 86 ndeshje, vetëm një herë nuk shënoi. Robert Lewandowski ndihej veçanërisht rehat nën Flick, duke gjetur rrjetën 83 herë në vetëm 71 paraqitje.

Natyrisht, ana negative e taktikave agresive të Flick është mbrojtja. Qasja e rrezikshme e Hansit me një linjë të lartë mbrojtëse shpesh i kushtoi skuadrës së tij Bayern pasi ata u goditën në tranzicion pasi humbën posedimin e topit në rindërtim të fazës defanzive. Kjo bëri që skuadra e Flick të pranonte pak më shumë se një gol për lojë.

Skema e parë e mundshme nën urdhrat e Flick: Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Kounde, Balde; De Jong, Gavi; Yamal, Gundogan, Pedri; Lewandowski.

Dy mbrojtës krahu me mentalitet sulmues (të cilët natyrisht do ta bënin mbrojtjen e krahut të skuadrës), mesfushë e palodhur me mendje mbrojtëse dhe një mbështetje e madhe sulmuese për Robert Lewandowskin – diçka që funksionoi shumë mirë te Bayern.

Skema e dytë e mundshme nën urdhrat e Flick: Ter Stegen; Kounde, Araujo, De Ligt, Balde; Kimmich, Thiago; Yamal, Gundogan, Pedri; Lewandowski.

Nëse i jepet mundësia, Flick ndoshta do të dëshirojë që mbrojtja dhe mesfusha e tij të forcohen. Thuhet se Matthijs de Ligt ende ëndërron t’i bashkohet Barcelonës dhe do të zëvendësojë një nga qendërmbrojtësit me performancë të dobët; Joshua Kimmich do të ishte zgjidhja afatgjatë e Barçës për mesfushën mbrojtëse; Thiago Alcantara është ai që Flick e quajti në të vërtetë ‘lojtari i tij i preferuar’ përpara se Gjermania të përballej me Spanjën në Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,Hansi Flick,la liga , BARCELONA,Hansi Flick,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *