Hansi Flick intervenon për të realizuar transferimin “bombë” të verës tek Barcelona

Lajme

Barcelona po përgatit një ofertë të dytë për Joshua Kimmich, sipas raportimeve të fundit nga Katalonia.

29-vjeçari i cili nuk ka agjent, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të largohet nga Gjermania këtë verë, mes negociatave që po zhvillohen për një marrëveshje të re.

Kontrata e tij aktuale me Bayernin skadon në vitin 2026 dhe Barcelona do të duhej të gjente një marrëveshje me Bayernin nëse duan të nënshkruajnë me të këtë verë.

Sidoqoftë, blaugranasit momentalisht po tentojnë që të negociojnë kushtet personale me mesfushorin bavarez, i cili përfiton 19.5 milionë euro në vit.

Oferta e parë ishte refuzuar, por Barcelona po bën gati një tjetër siç shton një raportim nga gazeta katalanase Sport.

Trajneri i ri Hansi Flick është i etur për të biseduar personalisht me Kimmichin, në mënyrë që ta bind atë ta pranojë këtë ofertë, ndonëse do të duhej që ai të pranonte një ulje masive të pagës.

Për të siguruar shërbimet e Kimmich, Barcelona do të duhet të fitojë garën ndaj Manchester City që po ashtu ka shprehur interesim për gjermanin dhe do të ishin në gjendje të ofronin më shumë para se blaugranasit.

Një tjetër arsye pse ky transferim mund të dështojë është sepse Barcelona nuk mund të ofrojë garanci se lojtari do të regjistrohej si pjesë e ekipit, pasi fillimisht do të duhej që të bënin disa shitje për të lehtësuar limitin e pagave. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *