Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Lajme

Hansi Flick ka nisur tashmë diskutimet me drejtuesit e Barcelonës mbi strategjinë e transferimeve për afatin kalimtar të verës.

Trajneri gjerman shihet nga të gjithë si pasuesi i Xavit, i cili do ta drejtoj Barcelonën vetëm edhe këtë fundjavë dhe do ta lirojë pozitën.

Sipas Bar Canaletes, Flick ka pasur bisedime të gjera me drejtorin sportiv Deco edhe mbi strategjinë e transferimeve.

Gjermani i ka thënë klubit se dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin qendror të Bayer Leverkusen, Exequiel Palacios.

Flick beson se mesfushori argjentinas ka agresionin dhe shkathtësinë e nevojshme për të qenë një përshtatje ideale për sistemin e tij.

Ish-trajneri i Bayernit dëshiron të instalojë një stil më të poseduar në Barça. Ai mendon se stili energjik i Palacios dhe cilësitë e pasimeve mund ta ndihmojnë atë të shkëlqejë në Spanjë.

Barcelona thuhet se mund të jetë në gjendje të nënshkruajë me Palacios për rreth 40 milionë euro nëse mund ta bindë argjentinasin që t’i bashkohet.

Por, Barça tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me Guido Rodriguez si një transferim të lirë. Flick thuhet se e ka miratuar tashmë edhe atë transferim.

Palacios shijoi një sezon superior 2023/24 me Leverkusenin. Ai shënoi gjashtë gola dhe dha pesë asistime në 36 paraqitje, teksa patën një partneritet të shkëlqyer me Granit Xhakën në mesfushë. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,Exequiel Palacios,Hansi Flick,la liga , BARCELONA,Exequiel Palacios,Hansi Flick,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *