SC Gjilani përmes një komunikate ka konfirmuar se Betim Halimi ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.
Portieri shtatlartë pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, e zhvilluar më 16 shkurt, shkruan Gazeta Express.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Klubi gjilanas bëri të ditur se Halimi do të futet në operim ditëve në vijim.
Njoftimi nga SC Gjilani:
“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Betim Halimi, i cili u lëndua në duelin e 16 Shkurtit në përballjen kampionale ndaj FC Prishtina.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta”. /Gazeta Express/
sport,betim halimi,gjilani,superliga e kosoves , betim halimi,gjilani,superliga e kosoves