Haiti është bërë kombëtarja e parë që eliminohet zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026, pas disfatës 3-0 ndaj Brazilit në Philadelphia.
Përfaqësuesja nga Karaibet, që po luan në Kupën e Botës për herë të parë që prej vitit 1974, nuk ia doli t’i rezistonte nivelit të brazilianëve dhe regjistroi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve.
Në qendër të vëmendjes ishte Matheus Cunha, autor i dy golave për Brazilin, ndërsa mes realizatorëve u fut edhe Vinicius Junior.
Ekipi i udhëhequr nga Carlo Ancelotti e kontrolloi ndeshjen dhe mori tri pikë me peshë pa u përballur me shumë vështirësi.
Megjithëse u përpoq gjatë gjithë sfidës, Haiti e pati shumë të vështirë të krijonte raste të pastra shënimi përballë njërit prej pretendentëve kryesorë për fitimin e këtij turneu.
Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para dhe pa asnjë pikë të fituar, Haiti nuk ka më asnjë shans matematikor për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që i jep lamtumirën Botërorit të zgjeruar me 48 skuadra.
Nga ana tjetër, Brazili e ka përforcuar pozitën në grupin C dhe ndodhet shumë pranë sigurimit të kualifikimit në fazën tjetër të garës./


