Qarkullojnë zëra në Angli për mundësinë që Josep Guardiola të bëhet trajneri i ri i kombëtares angleze.
FA (Shoqata e Futbollit) është në kërkim të një trajneri të ri pas lamtumirës së Gareth Southgate pas zhgënjimit në Euro 2024 dhe mes emrave të ndryshëm është përmendur edhe ai i trajnerit spanjoll, aktualisht i impenjuar me Manchester City në turne parasezonal.
Dhe pikërisht aty kjo pyetje iu drejtua vetë Guardiolës, i cili u përgjigj kështu:
“Jam këtu, jam shumë i lumtur. Nuk mund të them asgjë. Nuk e di nga vjen. Jam shumë i kënaqur. Këtu mezi pres që lojtarët të kthehen për të filluar stërvitjen të gjithë së bashku dhe për të rifreskuar atë që duhet të bëjmë”.
sport,Anglia,Guardiola,Manchester City , Anglia,Guardiola,Manchester City