Guardiola emëron lojtarin më të mirë në Premier Ligë për gjërat që ai bën

Lajme

Pep Guardiola ka lartësuar Phil Foden në qiellin e shtatë pas paraqitjes brilante në fitoren 3-1 të Manchester Cityt përballë Manchester United në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Anglezi shënoi dy gola e rikthimit të kampionit në fuqi, ndërsa trajneri spanjoll deklaroi se ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier për gjërat që bën.

“Është sasia e lojërave që ai luan. Ai ishte gjithmonë një lojtar i talentuar, por tani ai është më i pjekur dhe e kupton më shumë lojën, veçanërisht në mbrojtje”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.

“Ai mund të luajë në mes, djathtas, të bëjë momente dhe të presë, të luajë në të majtë, duke shënuar nga e majta”.

“Çfarë mund të them? Ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier për momentin për gjërat që bën. E pabesueshme”.

“Kur ai shënon dy gola më jep më shumë kënaqësi se gjërat e tjera. Ne nuk negociojmë për këtë, djali që nuk e bën këtë nuk qëndron në ekip”.

“Ai e do futbollin, ai jeton për futbollin. Ai është një gëzim dhe etika e tij e punës është e pabesueshme”, shtoi më tej strategu i Manchester Cityt. /Telegrafi/



sport,Pep Guardiola,Premier League , Pep Guardiola,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *