Guardiola: Do të doja që De Bruyne të qëndronte te City, por vendos ai

Lajme

E ardhmja e Kevin de Bruyne është në dyshim. Mesfushori belg është i lidhur me Manchester Cityn me një kontratë që skadon më 30 qershor 2025 dhe duket se pikërisht në këtë vit futbollisti mund të largohet nga kampionët e Anglisë.

Trajneri Pep Guardiola u pyet për këtë çështje, në intervistën e fundit. “Ju duhet t’i bëni pyetjen, do të doja që ai të qëndronte por nuk e di. Dëgjoj dhe lexoj thashetheme por nuk e di nëse ka një ofertë dhe nëse Arabia Saudite e do. Do të doja ta kisha edhe për disa kohë në dispozion, por secili vendos vet”, ka thënë shkurt Guardiola. Sipas lajmeve që qarkullojnë së fundmi, alternativat për De Bruyne janë mes Arabisë Saudite dhe MLS, me zgjedhjen përfundimtare që i takojnë lojtarët.



sport,Kevin De Bruyne,Manchester City,Pep Guardiola,Premier League , Kevin De Bruyne,Manchester City,Pep Guardiola,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *