Gruda nderon Vllazninë, fitorja e radhës për shkodranët, Kukësi bie keq

Lajme

Vllaznia ka marrë fitoren e radhës në kampionat, teksa triumfoi 1-0 me Kukësin (Loro Boriçi). Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e parë. Gruda dërgoi topin pas shpinës së Tafas, duke ndezur atmosferën në shkallët e stafiumit.

Verilindorët u përpoqën që të reagojnë dhe fituan penallti në minutën e 38-të, pas një prekje me dorë të Pusit. Fillimisht gjithçka u konsiderua e rregullt, por pas rishikimit me VAR, arbitri Alla kuptoi se ishte 11-metërsh. Nga pika e bardhë u nis Rashiti, i cili provoi me një “Panenka”, por dështoi.

Në pjesën e dytë, loja u bë edhe më interesante, me të dy skuadrat që ende kishin për të prodhuar për këtë sfidë. Në minutën e 72-të, portieri Tafas i mohoi golin Grudës, duke mbajtur kështu në lojë Kukësin. Vllaznia renditet në vendin e katërt me 29 pikë, Kukësi renditet në vendin e nëntë me 19 pikë. /balkanweb/



sport,Kukes,vllaznia , Kukes,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *