Goli i shpejtë i Saibarit vendos sfidën, Maroku fiton ngushtë ndaj Skocisë

Lajme

Kombëtarja e Marokut e ka regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, pasi mposhti Skocinë.

Maroku siguroi një triumf tejet të vështirë me rezultat minimal 0-1, në një ndeshje që doli të ishte shumë e balancuar.


Njeriu vendimtar për afrikanët ishte Ismael Saibari, i cili realizoi një supergol me volej pas asistimit nga Brahim Diaz (2’).

Vlen të theksohet se ky gol u shënua pas vetëm 75 sekondash lojë, duke u bërë më i shpejti deri tani në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Skocia u tregua më kërcënuese në pjesën e dytë, veçanërisht në fund të ndeshjes kur krijoi shumë raste për shënim, por në asnjë moment nuk arriti të mposhtte mbrojtjen marokene.

Në këtë mënyrë, Maroku ngjitet në krye të grupit C me katër pikë, një më shumë se Skocia, ndërsa Brazili do ta luajë ndeshjen ndaj Haitit.//

Promo