Goli i Qazim Laçit krijoi iluzionet e fitores, i ati: E ëndërronte! Duhet të japë shpirtin për Kombëtaren

Lajme

Qazim Laçi ishte autorit i golit të parë për Kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 2 me 2 ndaj Kroacisë. Një pikë në grupin B, që mban gjallë shpresat për kualifikimin.

Pas ndeshjes foli Emin Laçi, babai i mesfushorit të Kombëtares. Në lidhje të drejtpërdrejt me Euronews Albania, shprehu emocionet teksa tregoi se e kanë ëndërruar si moment.

“Ishte një ëndërr që e ëndërroja gjithë jetën dhe çuni. Kur preku topin e parë, i thashë bashkëshortes time që do të bëjë gol sot, por nuk më doli parashikimi se unë thashë që do të fitojmë 2-1, por dolëm 2 me 2.

Unë i kam thënë djalit të jesh i gatshëm gjithmonë, kur do luajë e di trajneri edhe dy minuta të futet, djali është i detyruar të japë shpirtin sepse ata janë 26 trimat më të mirë të kombit”, u shpreh i ati i Qazim Laçit.



sport,kombetarja shqiptare,Qazim Laci , kombetarja shqiptare,Qazim Laci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *