Goleadë në miqësore, Arsenali fiton ndaj kampionëve të Gjermanisë

Lajme

Arsenali ka triumfuar 4-1 ndaj Leverkusen, në një test miqësor të mbajtur në Emirates Stadium (London). Zinchenko hapi siparin e golave që në minutën e tetë, ndërsa Trossard dyfishoi llogaritë. Gabriel Jesus vendosi një herë e mirë fatin e takimit, me golin e tij në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat shënuan nga një herë, me Havertz në njërën anë dhe me Hlozek në krahun tjetër. Kampionët e Gjermanisë pësojnë kështu një disfatë të thellë, para fillimit të kampionatit.



sport ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *