Goditje për Tiranën, ylli i skuadrës rrezikon sezonin

Lajme

Tirana po kalon sezonin më të vështirë të viteve të fundit. Bardheblutë e nisën si pretendentë kryesor për të rrëzuar Partizanin nga froni, por aktualisht po rrezikojnë edhe prezencën në Final Four.

Javën e shkuar dolën edhe nga 4-shja, të cilën e rigjetën sërish këtë fundjavë me një barazim zhgënjyes ndaj Laçit me 10 lojtarë.

E rradhës është një nga ato të zjarrtat, Klasikja e Shqipërisë me Vllazninë në Shkodër. Mirëpo, s’do të jetë aspak e lehtë sidomos me mungesat.

Pikërisht ndaj Laçit, talenti i ekipit, Erman Meta pësoi një dëmtim që e detyroi të largohej nga loja.

Shqetësimi dukej që në sytë e stafit mjekësor e trajnerit Fagu. Në një moment të tillë të sezonit, mungesa e një titullari absolut është një goditje e rëndë.

Fatkeqësisht, shqetësimi i bardhebluve ishte i drejtë. Ermal Meta ka pësuar një goditje në menis dhe do të jetë të paktën 2 muaj jashtë fushave të lojës, sipas ekzaminimeve të kryera.

2 muaj janë jashtë mase shumë, gati e gjithë pjesa e mbetur e sezonit. Në rastin më të keq, Tirana shpreson që lojtari të rikthehet për Final Four, por sipas të gjitha gjasave, rikthimi mund të jetë më i hershëm. /newsport.al/



sport,Superiore,tirana,vllaznia , Superiore,tirana,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *