Gjyqtari më ‘hileqar’ në futboll përjashtohet përjetësisht: Ai e ndihmoi një ekip të fitojë dhe pastaj festoi me ta

Lajme

Një gjyqtar futbolli është pezulluar përgjithmonë pasi dyshohet se ka festuar me një klub pasi e kishte ndihmuar të fitonte duke larguar nga loja tre lojtarë nga ana kundërshtare dhe duke i dhënë 15 minuta kohë shtesë, të mjaftueshme për fituesit për të shënuar golin e nevojshëm.

Në fillim të këtij muaji, klubet holandeze të futbollit, St. George dhe SV De Valken, do të luanin për promovim nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë.

Mund të mos duket shumë e madhe, por futbollin e kanë shumë seriozisht në Holandë dhe pasionet janë të larta, kështu që kjo ndeshje e veçantë ishte shumë e rëndësishme për të dy klubet.

Duhej të ishte një ndeshje e ngushtë mes dy skuadrave më dominuese në divizionin e tyre, por ndeshja u zhvillua shumë ndryshe nga sa pritej për shkak të të vetmit përgjegjës për lojën e ndershme, gjyqtarit.

Jan Smit akuzohet se jo vetëm ka manipuluar lojën në favor të një skuadre, por edhe ka festuar me anëtarët e saj pas fitores.

Pas një ndeshjeje në të cilën gjyqtari Jan Smit u tregoi tre kartonë të kuq lojtarëve të SV De Valken dhe një të katërt trajnerit të ekipit, ai dha 15 minuta shtesë pas 90 minutave të rregullta.

Zyrtarët e SV De Valken u ankuan për gjykimin e Jan Smit menjëherë pas ndeshjes, por ajo që me të vërtetë ndezi zemërimin e tyre ishte një video e lojtarëve dhe zyrtarëve të St. George që festonin promovimin e tyre përkrah gjyqtarit.

Smit u pa duke qeshur dhe kënduar me fituesit dhe madje duke ngritur trofeun. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe Shoqata Mbretërore e Futbollit Holandez (KNVB) nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masa.

“Këtë mëngjes e informuam zotin Smit se ai nuk mund të gjykojë më ndeshje. Presim një qëndrim neutral nga një gjyqtar dhe që të dyja skuadrat të trajtohen me respekt. Qëndrimi i tij, natyrisht, nuk ishte tregues i kësaj”, thuhet në një deklaratë të KNVB.

Sa i përket Smit, ai u shpreh i indinjuar nga vendimi i Federatës Holandeze të Futbollit për ta pezulluar atë përgjithmonë, duke pretenduar se ai kishte festuar me klube të tjera në të kaluarën dhe se KNVB e kishte marrë vendimin e saj pa kryer një hetim. Ai këmbënguli se vendimi për ta pezulluar ishte i tepruar.

“Unë nuk po bëja festë me lojtarët! Këndova vetëm një këngë dhe ngrita një herë trofeun, kaq. Mendoj se nuk është shumë”, ka thënë Jan Smit për pezullimin e tij. /Telegrafi/



sport,gjyqtar , gjyqtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *