Mats Hummels pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror.
Pas pesë viteve të kaluara te Dortmund, Hummels do të mbetet lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij duket larg Bundesligës.
Pasi do të mbetet lojtar i lirë, shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit shtatlartë.
Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për gjermanin i cili ka pasur një vit fantastik me verdhezinjtë.
Giallorosët duan të nënshkruajnë me të si transferim të lirë, pasi De Rossi e pëlqen shumë atë dhe i ofron një fanellë titullari.
Megjithatë nënshkrimi me të nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi edhe të tjera skuadra janë në garë për lojtarin.
Inter, Juventus, Milan dhe Newcastle United janë skuadrat e tjera që duan transferimin e gjermanit. /Telegrafi/
sport,Bundesliga,Mats Hummels , Bundesliga,Mats Hummels