Merkatoja verore ka nisur dhe klubet po përgatisnin lëvizjet e tyre.
Në qendër të tregut të transferimeve janë edhe lojtarët shqiptarë, të cilët kanë lënë pas një sezon mjaft pozitiv.
Beshiktashi nuk mjaftohet vetëm me Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.
Klubi nga Stambolli kërkon ta ketë sulmin “made in Albania”. Mediat turke bëjnë me dije se Beshiktashi synon të transferojë dy sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun dhe Myrto Uzunin.
Mbetet për t’u parë nëse transferimi i tyre do të kryhet me sukses. Kujtojmë se për Myrto Uzunin nuk mungon interesimi as në La Liga, me Sevijën dhe Rajo Vajekanon që e pëlqejnë profilin e tij.
sport,superliga turke , superliga turke