Girona “bie” në Kupën e Mbretit, Mallorca e Muriqit mposht kryesuesit e La Liga

Lajme

Mallorca ka bërë mrekullinë duke eliminuar Girona nga Kupa e Mbretit duke i mposhtur me shifrat 3-2, në sfidën e vlefshme për biletën e gjysmëfinaleve.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 3-0, ku Mallorca gjeti golin e parë në minutën e 21’ me Larin, të dytin në minutën e 28’ e të tretin në të 35’ falë dopietës së Prats.

Girona u zgjua me vonesë në pjesën e dytë, performancë e cila nuk mjaftoi për ndonjë përmbysje. Stuani gjeti golin e aprë në minutën e 68’, ndërsa në të 96’ me anë të Savio.

Muriqi u aktivizua në pjesën e dytë me Mallorca, ku zuri vendin e Prats në minutën e 71’. /abcnews.al



sport,Copa del Rey,Girona,Kupa e Mbretit,la liga,Mallorca , Copa del Rey,Girona,Kupa e Mbretit,la liga,Mallorca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *