Ish-legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, pritet që të bëjë një rikthim të papritur në ‘Anfield’ gjatë këtij muaji.
Gerrard është padyshim një ndër lojtarët më të mirë në histori të klubit anglez dhe momentalisht është në krye të ekipit arab Al Ettifaq.
Ani pse ekipi i tij momentalisht pozicionohet në vendin e tetë në tabelë me 31 pikë të grumbulluara deri më tani këtë sezon, Gerrard ka nënshkruar kontratë të re deri në 2027.
Por, 43-vjeçari do të rikthehet tek Liverpooli më datë 23 mars, për të marrë pjesë në një ndeshje të legjendave të Liverpoolit ndaj atyre të Ajaxit.
Kjo do të jetë ndeshja e tetë vjetore e legjendave të Liverpoolit dhe Gerrard pritet t’i bashkohet emrave si Daniel Agger, Fernando Torres, Maxi Rodriguez, Martin Skrtel, Dirk Kuyt, Jerzy Dudek dhe Sami Happyia, duke veshur fanellën e Liverpoolit edhe një herë tjetër.
Ryan Babel pritet që të luajë për të dy ekipet, ndërsa Sven Goran-Eriksonn do të realizojë ëndrrën e tij për të drejtuar Liverpoolin.
76-vjeçari së fundmi kishte zbuluar se ai vuan nga kanceri në pankreas dhe kishte shprehur keqardhjen që nuk pati kurrë mundësinë për të drejtuar Liverpoolin, klub të cilin ai dhe babai e tij e kishin përkrahur.
Tifozët e Liverpoolit i kërkuan klubit që ta bëjnë këtë të ndodhë dhe tashmë është konfirmuar se ish-përzgjedhësi i Anglisë do të jetë në krye të Liverpoolit për këtë ndeshje./Telegrafi/
sport,liverpool,Premier League,Steven Gerrard , liverpool,Premier League,Steven Gerrard