Po shkëlqen këtë sezon me Vllazninë dhe me Kombëtaren e 21-vjeçarëve e për momentin është padyshim mbrojtësi i djathtë më i mirë i kampionatit. Fjala është për Geralb Smajlin, futbollistin e Vllaznisë që po luan sezonin më të mirë në karrierë.
I pakalueshëm në krah, gol në ndeshjen e fundit përballë Erzenit dhe 3 asiste në kampionat. Një nga pikat më të forta te Vllaznia, tani ka momentin të marrë një tjetër status. Një vit më parë Andi Hadroj bëhej pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë e në këtë moment duket se këtë fat do ta ketë Geralb Smajli.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se 21-vjeçari nuk ka ngelur jashtë radarit të Sylvinhos që po e sheh me kujdes mbrojtësin e djathtë. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet kjo lëvizje e bujshme.
Elseid Hysaj, 30 vjeç, dhe Ivan Balliu, 32 vjeç, janë dyshja e krahut të djathtë aktualisht te kuqezinjtë, por mosha e tyre detyron Sylvinhon të mendojë për të ardhmen.
sport,geralb smajli,kombetarja shqiptare , geralb smajli,kombetarja shqiptare