Gazetari i sportit në Rusi, Konstanti Genich, ka pasur vlerësimet më të larta për Mirlind Dakun.
Genich e ka ngritur më shumë figurën e sulmuesit të Shqipërisë, madje duke kritikuar ekipet e tjera ruse sesi nuk e morën dhe në fund ishte vetëm Rubin Kazani që e afroi.
“Nuk e dija as kush ishte Mirlind Daku. Ai luajti diku në Slloveni, shënoi shumë. Pse Rubin, përmes kanaleve të tij, arriti tek ky djalë, por të tjerët jo? Me sa di unë, çmimi për Dakun është qesharak. Ka një sërë aftësish shumë të mira dhe më e rëndësishmja, i përdor në mënyrë shumë korrekte. A do të luajë në Europian?
Sigurisht që do të ketë minutat e tij. Nuk jam unë këtu për të vendosur për trajnerin e Shqipërisë, nëse Daku do të luajë apo jo, Shqipëria ka një grup të shkëlqyer për të treguar veten. Më vjen keq që do të luajnë kundër Spanjës dhe do të kalojnë shumë kohë pa e prekur topin, por nëse i vijnë në mendje ndeshjet me Rubin Kazan, Daku është mësuar me situata të tilla”, tha gazetari në Rusi.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare,Mirlind Daku , Euro 2024,kombetarja shqiptare,Mirlind Daku