Gazetari francez ‘konfirmon’ largimin e Mbappes në fund të sezonit – çfarë do të thotë kjo për Real Madridin?

Lajme

Gazetari francez Abdellah Boulma ka dhënë një përditësim sa i përket situatës së Kylian Mbappe tek Paris Saint-Germaini.

Ai ka thënë se Mbappe ka vendosur të largohet nga PSG-ja si lojtar i lirë në fund të sezonit, teksa lajmet për kalimin e tij tek Real Madridi janë shtuar.

Mbappe ka qenë pjesë e PSG-së tash e pothuajse shtatë vite, por që në çdo sezon ka tërhequr interesimin e “Los Blancos”.

Ylli francez ishte afër transferimit tek Real Madridi në vitin 2022 kur kontrata e tij ishte afër skadimit, mirëpo në fund mori vendimin që të rinovonte me kampionin francez.

Sidoqoftë, tani që kontrata e tij pritet të skadojë përsëri më datë 30 qershor, spekulimet për një kalim tek Real Madridi janë përhapur përsëri.

Raporti shton se Mbappe nuk ka nënshkruar asgjë ende me Real Madridin, ani pse ai është në gjendje të fillojë bisedimet me klubet tjera pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

Sido që të jetë, raportet mes tij dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, nuk kanë humbur asnjëherë dhe se ata besohet që kanë qenë gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Momentalisht klubi madrilen është në pritje të klubit të PSG-së për të dhënë dritën e gjelbër, para se të kompletojnë transferimin e Mbappes. /Telegrafi/



sport,Kylian Mbappe,PSG,real madrid , Kylian Mbappe,PSG,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *