Gati për të ngritur trofeun e kampionit, Elbasani njoftim të rëndësishëm për tifozët

Lajme

Ditën e enjte Elbasani dhe Bylisi do të përplasen mes tyre në sfidën e fundit në Kategorinë e Parë. Takim i cili do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Një sfidë ku skuadra e Nevil Dedes do të synojë ta mbyllë me fitore këtë sezon, ndërsa bashkë me tifozët do ta kthejnë në një ditë feste.

Pikërisht të enjten do t’iu dorëzohet edhe trofeu i titullit dhe për këtë mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë.

Klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat ndërsa ka publikuar çmimet e tyre në faqen zyrtare. Sektori C i ultrasve kushton vetëm 100 lekë, ndërsa ‘karshia’ 500 lekë.

Tribuna kryesore dhe ajo VIP do të shiten për 500 dhe 1000 lekë. Biletat mund të blihen në sportelet e stadiumit ose në fan shopet e ekipit.



sport,Elbasani,Kategoria e Parë , Elbasani,Kategoria e Parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *