Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane kryeson me autoritet klasifikimin e Këpucës së Artë 2024. Sulmuesi anglez ka arritur të shënojë 22 gola në Bundesliga që përfaqëson një total prej 44 pikësh kur shumëzohet me koeficientin e caktuar për secilën ligë apo kampionat.
Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez janë në ndjekje të Kane në garën për të fituar Këpucën e Artë këtë vit. Francezi ka 38 pikë, ndërsa sulmuesi argjentinas i Interit 36.
Serhou Guirassy, i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm me Stuttgartin, dhe meksikani i PSV-së, Santiago Gimenez, kanë ‘rrëmbyer’ pozitat tjera ndër vendet e para. Ky i fundit ka të njëjtat gola në garat e ligës si Mbappe (19), por penalizohet nga koeficienti i Eredivise, i cili është i vendosur 1.5 dhe është më i ulët se ai i pesë ligave kryesore, që është 2.
Erling Haaland, i penguar nga lëndimi që e ka detyruar të humbasë pesë ndeshje në Ligën Premier deri më tani, mbetet në pozitën e shtatë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Mohamed Salah i Liverpoolit në vendin e tetë.
Jude Bellingham, golashënuesi më i mirë i La Ligës me 13 gola, zë pozitën e njëmbëdhjetë me 26 pikë, ndërsa golashënuesit tjerë më të mirë spanjollë në këtë klasifikim janë Borja Mayoral dhe Alvaro Morata, vetëm një vend më poshtë anglezit të Real Madridit.
Klasifikimi i garuesve për Këpucën e Artë
1.Harry Kane (FC Bayern Munich) 22 x 2 = 44 pikë
2.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 19 x 2 = 38 pikë
3.Lautaro Martinez (Internazionale Milano) 18 x 2 = 36 pikë
4.Amahl Pellegrino (FK Bodo/Glimt) 24 x 1,5 = 36 pikë
5.Serhou Guirassy (VfB Stuttgart) 17 x 2 = 34 pikë
6.Santiago Gimenez (Feyenoord Roterdam) 19 x 1.5 = 28.5 pikë
7.Erling Haaland (Manchester City) 14 x 2 = 28 pikë
8.Mohamed Salah (Liverpool) 14 x 2 = 28 pikë
9.Andrej Ilic (Rigas FS/Valerenga IF) 14 x 1 + 9 x 1.5 = 27.5 pikë
10.Vangelis Pavlidis (AZ Alkmaar) 18 x 1.5 = 27 pikë
11.Jude Bellingham (Real Madrid) 13 x 2 = 26 pikë
12.Edin Dzeko (Fenerbahce SK) 16 x 1.5 = 24 pikë
/Telegrafi/
sport,kepuca e arte , kepuca e arte