“Gabova që e përmenda atë shifër”, Drejtori i Leverkusenit flet për të ardhmen e Florian Wirtz

Lajme

Florian Wirtz është një nga futbollistët më meritorë që Bayer Leverkusen ka fituar titullin e parë në histori të klubit.

Megjithatë drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit është penduar për një deklaratë që dha ditë më parë për çmimin e yllit gjerman.

“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”, kishte deklaruar Fernando Carro.

Vetëm disa ditë më vonë, Carro ka pranuar se ka gabuar për deklaratën e dhënë.

Ai ka deklaruar se Wirtz nuk do të shitet as për 150 milionë euro, pasi qëllimi është ta mbajnë në skuadër.

“Ditë më parë thashë se çmimi i Florian Wirtz ishte 150 milionë euro. Ishte gabim kjo deklaratë”.

“Wirtz është i pashitshëm. Mbaj mend disa biseda me lojtarë që donin të largoheshin sepse donin të fitonin tituj. Ky nuk është më një argument”. deklaroi Carro.

20-vjeçari në 43 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/



sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga,Florian Wirtz , Bayer Leverkusen,Bundesliga,Florian Wirtz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *