Fulham shpreson të nënshkruajë me Brojën para mbylljes së afatit kalimtar

Lajme

Fulham po punon ende që të kompletojë transferimin e Armando Brojës, para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

Trajneri i Fulhamit, Marco Silva, shpreson se mund të arrihet një marrëveshje pasi e bëri sulmuesin shqiptar zgjedhjen e tij të preferuar për të përforcuar sulmin, transmeton Gazeta Express.

Chelsea është e gatshme të dëgjojë ofertat për Brojën në këto ditët e fundit të janarit, ka bërë të ditur “Telegraph”.

“Blutë” e vlerësojnë 22-vjeçarin me 50 milionë funte, çmim që ende nuk është përmbushur nga “The Cottagers”.

Megjithatë, ata mbeten në garë për sulmuesin e Shqipërisë dhe po shohin nëse mund të arrihet një marrëveshje përpara të enjtes, me Silvan që dëshiron të plotësojë pozicionin e lënë nga Aleksandar Mitrovic, i cili në verë kaloi te Al-Hilal.

Armando Broja ka regjistruar 19 paraqitje në total këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime.

Ai ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2028.

/Gazeta Express/



sport,Armando Broja,chelsea,Fulham,Premier League , Armando Broja,chelsea,Fulham,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *