Partizani përforcon organikën me dy mbrojtës në prag të startit të sezonit të ri. Klubi kryeqytetas zyrtarizoi mbrëmjen e sotme blerjen e Franci Lalës dhe Anteo Osmanllarit.
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjeve me mbrojtësit Franci Lala dhe Anteo Osmanllari. Dy lojtarët tashmë do të jenë pjesë e të kuqve për sezonin e ri futbollistik.
Lala dhe Osmanllari riveshin fanelën e kuqe pas eksperiencave në sezonin e kaluar respektivisht me Kukësin dhe Erzenin”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
sport,Anteo Osmanllari,Franci Lala,Partizani , Anteo Osmanllari,Franci Lala,Partizani