Franca i drejtohet FIFA-s për të hequr kartonin e verdhë të Michael Olise pas ndeshjes me Paraguain

Franca i drejtohet FIFA-s për të hequr kartonin e verdhë të Michael Olise pas ndeshjes me Paraguain

Lajme

Federata Franceze e Futbollit ka paraqitur në FIFA një kërkesë për anulimin e kartonit të verdhë që Michael Olise mori në fitoren ndaj Paraguait, në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës.

“L’Equipe” raporton se zyrtarët e futbollit francez janë të bindur se mesfushori ofensiv i Bayern Munichut u ndëshkua në mënyrë të padrejtë pas një episodi në minutat shtesë me lojtarin e Paraguait, Matias Galarza.

Sipas argumentit të Federatës, pamjet filmike e bëjnë të qartë se Olise nuk ka pasur kontakt me kundërshtarin, ndaj edhe kartoni i verdhë nuk duhej të jepej.

Ky ndëshkim mund të ndikojë ndjeshëm te Franca për pjesën e mbetur të turneut. Në rast se Olise merr një tjetër karton të verdhë në çerekfinalen kundër Marokut, ai do të mungonte në një gjysmëfinale të mundshme.

Për të shmangur këtë rrezik, Federata Franceze ka zgjedhur t’i drejtohet FIFA-s me shpresën që kartoni të anulohet dhe lojtari të futet në fazat vendimtare të turneut pa kërcënimin e pezullimit.

https://x.com/DeadlineDayLive/status/2074116403167125930

Promo