Formacioni ideal i 1/16-tës: Futbollistët që lanë gjurmën më të fortë

Formacioni ideal i 1/16-tës: Futbollistët që lanë gjurmën më të fortë

Lajme

Pas mbylljes së ndeshjeve të fazës së 1/16-tës, është përpiluar formacioni më i mirë me skemën 4-4-2, ku janë përfshirë lojtarët që u veçuan me paraqitjet e tyre dhe patën ndikim të drejtpërdrejtë në kalimin më tej të kombëtareve përkatëse.

Në portë është vendosur Orlando Gill (Paraguai), i cili u shqua për ndërhyrje vendimtare dhe qetësi të vazhdueshme përgjatë gjithë takimit.

Në repartin defensiv, në krahun e majtë është Marc Cucurella (Spanjë), ndërsa në qendër rreshtohen Lisandro Martinez (Argjentinë) dhe Jose Canale (Paraguaj). Në të djathtë të mbrojtjes është përzgjedhur Pedro Porro (Spanjë).

Mesfusha përfaqëson një ndërthurje të ekuilibrit dhe krijimtarisë.

Nga krahët japin shpejtësi dhe rrezik Julian Quinones (Meksikë) dhe Michael Olise (Francë), ndërsa në qendër kontrollin e lojës e mbajnë Stephen Eustaquio (Kanada) dhe Malik Tillman (SHBA), falë paraqitjeve të tyre të nivelit të lartë.

Në sulm janë vendosur Kylian Mbappe (Francë) dhe Lionel Messi (Argjentinë), të cilët udhëheqin repartin ofensiv.

Të dy ishin figurat kryesore të fazës së 1/16-tës, duke bërë dallimin me gola, asistime dhe me cilësinë e treguar në çastet vendimtare.

Formacioni i plotë: Gill; Cucurella, Martinez, Canale, Porro; Quinones, Eustaquio, Tilman, Olise; Mbappe, Messi.

Promo