Zvicra përballet me Skocinë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin A.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Rhein Energie” në Koln.
Zvicra triumfoi 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, duke e nisur mbarë rrugëtimin në këtë Evropian.
Në anën tjetër, Skocia u mposht 5-1 nga Gjermania, e që për Helvetikët do të jetë një sfidë e lehtë.
Formacionet zyrtare:
Skocia: Gunn, Hendry, Hanley, Tierney, Ralston, Robertson, McTominay, Gilmour, McGregor, McGinn, Adams.
Zvicra: Sommer, Widmer, Akanji, Freuler, Granit Xhaka, Rodriguez, Vargas, Ndoye, Aebischer, Schar, Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/
sport,Euro 2024 , Euro 2024