Formacionet zyrtare, Gjermani – Bregu i Fildishtë: Nagelsmann ruan të njëjtin 11-sh si në ndeshjen hapëse

Lajme

Gjermania përballet me Bregun e Fildishtë në një ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Botëror 2026, në kuadër të Grupit E.

‘Die Mannschaft’ hyjnë në këtë duel pas triumfit të thellë 7-1 ndaj Curaçaos në takimin e parë, ndërsa Bregu i Fildishtë vjen pas fitores së ngushtë 1-0 kundër Ekuadorit.


Përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacionin startues që i solli fitoren në ndeshjen e parë.

Në qendër të mbrojtjes rreshtohen Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck, ndërsa për ekuilibrin në mesfushë do të kujdesen Felix Nmecha dhe Aleskandar Pavlovic.

Në majë të sulmit starton përsëri Kai Havertz, me mbështetjen e Leroy Sane, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz.

Në anën tjetër, te Bregu i Fildishtë nga minuta e parë luajnë yjet si Amad Diallo, Yan Diomande, Franck Kessie dhe Ange-Yoan Bonny.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Broën; Nmecha, Pavlovic; Sane, Musiala, Wirtz; Havertz.

Bregu i Fildishtë: Fofana; Konan, Agbadou, Kossounou, Singo; Diomande, Sangare, Kessie, Diallo; Oulai, Bonny.

Promo