Chelsea së fundmi është lidhur me një lëvizje të papritur për të nënshkruar sulmuesin e Al Ittihad, Karim Benzema, në huazim deri në fund të sezonit.
Blutë po synojnë opsione afatshkurtra për të rregulluar problemet e tyre të golave, me Nicolas Jackson dhe Armando Broja që kanë shënuar së bashku 10 gola këtë sezon.
Një marrëveshje për të nënshkruar me Benzema nuk do të jetë e lehtë. Al Ittihad nuk është gati ta lërë të shkojë aq lehtë dhe francezi ka kërkesat e larta për pagë.
Gjithashtu nënshkrimi i një 36-vjeçari do të jetë kundër politikës së nënshkrimit të lojtarëve më të rinj nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.
Megjithatë, në futboll nuk mund të thuash asnjëherë kurrë. Jordan Henderson tashmë raportohet se ka rënë dakord të largohet nga Al Ettifaq pas një huazimi zhgënjyes dhe Benzema mund të jetë i radhës.
Duke vazhduar kështu, këtu shikojmë dy mënyrat se si Chelsea mund të rreshtohet me sulmuesin francez për pjesën tjetër të sezonit.
Opsioni 1: Benzema qendërsulmues
Opsioni 2: Benzema në sulm me Nkunkun
/Telegrafi/
The post Formacionet e mundshme të Chelseat nëse transferojnë Benzeman appeared first on Albeu.com.
sport,chelsea,Karim Benzema , chelsea,Karim Benzema