Formacionet e mundshme/ Dy ndryshime te Spanja, konfirmime tek Anglia

Lajme

Spanja dhe Anglia janë gati për finalen e madhe të Euro 2024. E programuar për sonte në mbrëmje (21:00) në “Olympiastadion” të Berlinit.

Iberikët synojnë të dërgojnë trofeun për herë të katërt në Madrid, diçka që do e kthente skuadrën La Roja në më të suksesshmen në kontinentin e vjetër.

Historinë dhe lavdinë kërkojnë edhe ishullorët në tokën gjermane. Anglia nuk ka fituar kurrë një Europian më parë.

Besim dhe optimizëm te “Tre Luanët”, me lojtarët të karikuar në maksimum për të lumturuar popullin e tyre.

Trajnerët Luis De la Fuente dhe Gareth Southgate nuk kanë shumë dilema në lidhje me titullarët e duelit të zjarrtë.

Te Spanja rikthehen pas pezullimeve Dani Carvajal dhe Le Normand, të cilët do ta nisin nga minuta e parë në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtës.

Konfirmime tek Anglia, me Southgate që pritet t’u besojë sërish titullarëve të suksesit përballë Holandës në gjysmëfinale.

Finalja e Europianit Gjermani 2024 do të gjykohet nga francezi Francois Letexier.

FORMACIONET E MUNDSHME

SPANJA (4-2-3-1): Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.

ANGLIA (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.



sport,Euro 2024,Spanje-Angli , Euro 2024,Spanje-Angli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *