Fiton më shumë se te Feyenoord dhe më pak se Jurgen Klopp, në Angli zbulojnë pagën e Arne Slot

Lajme

Arne Slot u zyrtarizua ditën e djeshme nga Liverpool si zëvendesuesi i Jurgen Klopp.

Ish-trajneri i Feyenoord dop të drejtojë “The Reds” në Premier League për 3 vite.

Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”.

Mediat britanike zbulojnë se kjo pagë është shumë herë më e vogël se ajo që fitonte Klopp, ku paga e gjermanit ishte 17 milionë euro pa bonuse.

Ndërkohë nga krahu tjetër Slot do të fitojë më shume se sa te Feyenoord. Te skuadra holandezi paga e tij ishte 5 milionë euro bashkë me bonuse.

Zyrtarisht Slot do të ulet në stolin e “The Reds” më 1 qershor, ku më pas do të nisë të ndërtojë skuadrën e tij.



sport,Arne Slot,liverpool,Premier League , Arne Slot,liverpool,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *