Brahim Diaz ka zgjedhur ta përfaqësoj Kombëtaren e Marokut dhe Federata e vendit afrikan tashmë ka ‘Po’ nga FIFA për të bërë një lëvizje dhe për të thirrur lojtarin e Real Madridit në listën e radhës.
Të martën, më 12 mars, Federata Marokene ka marrë nga FIFA dokumentacionin që akrediton ndryshimin e kombësisë sportive të yllit të Real Madridit.
Sipas gazetës Marca, tashmë është e qartë rruga që Diaz të veshë fanellën e kombëtares së njohur si ‘Atlas Lions’.
Në fakt, sipas disa mediave marokene, lojtari mund të debutojë në miqësoret e ardhshme të skuadrës së Walid Regraguit, kundër Angolës dhe Mautiranias.
Mesfushori i Real Madridit kishte luajtur vetëm një ndeshje miqësore për Spanjën kundër Lituanisë në vitin 2021, gjë që nuk e pengoi atë të ndryshojë kombësinë sportive.
Ndryshe, Diaz këtë sezon është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te Los Blancos, duke luajtur në plot 32 ndeshje dhe duke shënuar tetë gola dhe katër asistime. /Telegrafi/
🚨 Officiel ! Brahim Diaz a officiellement changé de nationalité sportive et est désormais international marocain ! 🇲🇦
La FIFA a validé son changement de nationalité sportive et a notifié sa décision à la FRMF hier. pic.twitter.com/WiQv0vgOJW
— KoraMaroc (@AtKoraMaroc) March 13, 2024
sport,Brahim Diaz,FIFA,kombetarja e marokut,la liga , Brahim Diaz,FIFA,kombetarja e marokut,la liga