Festa më e çmendur e një goli ndonjëherë – ylli i Katarit bëri një trik magjik pasi shënoi në finale

Lajme

Katari ka fituar në finalen e Kupës së Azisë duke e mposhtur Jordaninë me rezultat 3-1, ndërsa më shumë se sa pritej tërhoqi vëmendje festimi origjinal i Akram Afif pasi shënoi penalltinë e parë.

Në minutën e 22-të, Afif me një goditje precize nga pika e bardhë e kaloi në epërsi Katarin, e më pas i ka nxjerrë një letër bixhozi nga çorapet.

Ai bëri një truk të lezetshëm që ndoshta mund të shpjegohej vetëm nga një magjistar.

Në letrën e bixhozit shihej imazhi i tij, dhe më pas ai e ndryshoi kartën me një tundje të shpejtë të dorës.

Një kartë e dytë me një shkronjë të theksuar S është shfaqur, duke shkaktuar konfuzion të mëtejshëm midis fansave dhe përdoruesve të mediave sociale.

Afif do të shpjegojë se çfarë do të thotë gjithçka pas ndeshjes, ndërsa përzgjedhja e tij fitoi trofeun e dytë të Kupës së Azisë në histori.

Ata ishin kampionët e Azisë për herë të parë pesë vjet më parë. /Telegrafi/



sport,akram afif,kombetarja e katarit,kupa e azise , akram afif,kombetarja e katarit,kupa e azise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *