Merkato

FC Liria zyrtarizon vazhdimin me Ismet Munishin, firmos marrëveshje për tre vjet

FC Liria ka konfirmuar se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe për tre vitet e ardhshme.Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate në rrjetet sociale zyrtare të klubit, ku theksohet se vazhdimi i bashkëpunimit me Munishin është një nga hapat e parë të projektit

FC Liria zyrtarizon vazhdimin me Ismet Munishin, firmos marrëveshje për tre vjet

Ismet Munishi do të mbetet trajner i FC Lirisë edhe gjatë tre viteve të ardhshme, ka bërë të ditur zyrtarisht klubi.

Njoftimi është publikuar në rrjetet sociale zyrtare të klubit, ku vazhdimi i bashkëpunimit me Munishin përshkruhet si ndër veprimet e para në kuadër të projektit të ri të FC Lirisë, i cili mbështetet në stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë.

Sipas klubit, te Munishi ekziston besim i plotë për shkak të punës, përvojës dhe profesionalizmit të tij, ndërsa ai konsiderohet një figurë e rëndësishme në ndërtimin e skuadrës për sezonet që vijnë.

“Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin”, thuhet në komunikatën e klubit.

Në përmbyllje të njoftimit, FC Liria i ka uruar Ismet Munishit suksese në vazhdim, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të prodhojë rezultate pozitive dhe do t’u sjellë gëzim tifozëve bardhezi.