Fëmijët e shkollës së futbollit të KF Kumanovës, të lindur në vitin 2012, u bënë kampionë në Ligën e Fëmijëve (LF) të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi e mposhtën Skupin në finalen e luajtur në qendrën stërvitore të FFM-së. Ata arritën sukses nën drejtimin e trajnerit Ismet Zeqiri.
Gjenerata 2012 e klubit futbollistik Kumanova bëri një hap përpara këtë vit duke fituar trofeun në garën në të cilën vitin e kaluar ishin nënkampion.
Në turneun final nga liga për fëmijë e FFM-së këtë vit morën pjesë 96 ekipet më të suksesshme nga Maqedonia, të ndara në gjashtë kategori garash (gjenerata 2011 – 2016).
Në edicionin e sivjetshëm të Ligës për Fëmijë, gjithsej 149 klube dhe 649 skuadra me 10 mijë futbollistë të rinj patën mundësinë të garojnë çdo javë brenda rajoneve të tyre. /goal.al/
sport,kf kumanova , kf kumanova