Fanella e Hysajt kundër Italisë vlen shumë, lë pas “yjet” e tjerë të Kombëtares

Lajme

“Match Worn Shirt” nxjerr në ankand fanellat e të gjitha përfaqësueseve të Europianit. Ato janë origjinale dhe të firmosura nga vetë lojtarët.

Çfarë bie në sy është se nga ndeshja me Italinë, oferta për fanellën e Hysajt është më e lartë se Asanit, Manajt, Strakoshës, Mitajt, Ramadanit, Seferit, Arbër Hoxhës edhe tjerëve.

Dhe pse mbrojtësi i kuqezinjve u kryqëzua për golin e dytë dhe të fitores nga italianët, sërish fanella e tij vlerësohet nga tifozët.

Oferta për të është 300 euro, ndërsa ankandi mbyllet nesër në 12:00.

Vlerën më të lartë e ka Bajrami me 2100 euro, që shënoi historinë me golin e tij në sekondën e 23. Pas tij vjen Broja me 800 euro dhe Daku me 400 euro.



sport,Elseid Hysaj,kombetarja shqiptare , Elseid Hysaj,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *