Familja Gjici u largua përfundimisht nga drejtimi i klubit të Kukësit.
Ditën e sotme, u bë dhe prezantimi i stafit të ri që do të menaxhojë klubin verilindor. Menaxhimin e klubit sportiv e ka marrë një grupi investitorësh të huaj.
Në një konferencë për shtyp, djali i ish-presidenti Safet Gjici, Erinaldo Gjici, shpjegoi se për klubin niste një etapë e re me tërheqjen e familjes së tij nga drejtimi.
“Padyshim një moment prekës që sot pas vitesh familja Gjici njofton fundin e një kapitulli të përmbushur me përkushtim, punë të palodhur dhe orë të panumërta të shpenzuar për të ushqyer rritjen e këtij institucioni të jashtëzakonshëm siç është Futboll Klub Kukësi. Largohemi si aksioner të klubit me dhimbje me emocion, porn ë të njëjtën kohë se për të konkuruar në nivele të larta të futbollit tonë, janë shpenzime të papërballueshme tashmë për familjen tonë,”-u shpreh Eronaldo Gjici, djali i Safet Gjicit.
Më pas, fjalën e mori drejtori sportiv letonez, Nikita Kornejevs, i cili shpjegoi se si do të jetë strukturuar Kukësi i Kategorisë së Parë, që ka si synim kthimin në Superiore.
“Fillimisht do të thosha që jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri, shumë krenar dhe i nderuar që bëhem pjesë e një klubi me kaq histori. Kam ardhur të bëjmë një punë të madhe dhe këtë do ta bëjmë hap pas hapi. Puna jonë si klub është të kthejmë gëzimin e futbollit në qytetin e Kukësit dhe të kthejmë klubin e Kukësit ku i takon, në Superiore. E besoj me të vërtetë se mund të arrihet. Në karrierën time e kam arritur një sukses të tillë, në vendlindjen time Letoni, kisha klubin Tukums 2000 që ishte në vështirësi të mëdha. Në sezonin e parë e morëm ekipin në kategorinë e dytë dhe e ngjitëm në Premier Ligë dhe klubi vazhdon të luajë ende atje. Edhe te Kukësi kemi një staf të përgatitur që e dinë mirë se ccfarë duhet të bëjmë, janë gati për sukses dhe po punojnë me dashuri të madhe për këtë klub. Do të vazhdojmë rrugën e lënë nga presidenti i mëparshëm dhe shpresojmë të sjellim edhe më shumë dritë në klubin e Kukësit.
Këtu më ftoi një mik dhe partner i imi, me të cilin kam punuar prej një periudhë të gjatë kohe. Ai më ftoi, e dinte karrierën time të mëparshme, eksperiencën dhe atë që kam menaxhuar më parë. Për mua është një sfidë. Me çfarë shoh, më pëlqen vendi. Do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të arritur objektivat”, tha Kornejevs në prezantimin e tij.
Kryesore,lajme,shqiperi,sport,fk kuksi,Gjici,Kukesi , fk kuksi,Gjici,Kukesi