Një fitore gjithmonë sjell përfitime. Spanja e kupton këtë dhe javët e fundit ka parë që çmimet e lojtarëve që ngritën titullin e katërt evropian në historinë e “Furive të Kuqe” në Berlin të rriten.
Kërcimi më i rëndësishëm ishte ai i Lamine Yamal, fenomeni i Barcelonës u largua nga vlera aktuale prej 90 milionë deri në 120, një çmim i pabesueshëm duke pasur parasysh se ai mbushi 17 vjec vetëm pak ditë më parë.
E njëjta gjë vlen edhe për Rodri: kushdo që do të rrëmbejë spanjollin nga Manchester City, do të duhet të vendosë në tavolinë të paktën 130 milionë euro.
Nico Williams (70 milionë euro), Dani Olmo (60 milionë euro), Fabián (35 milionë euro) dhe Cucurella (30 milionë euro) janë lojtarët e tjerë që kanë parë rritjen e vlerës së tyre falë paraqitjeve me kombëtaren spanjolle. Por nuk është vetëm suksesi përfundimtar ai që merr shumë: për të arritur te Mamardashvili apo Arda Guler, nevojiten argumente me peshë.
sport,lamin yamal , lamin yamal