Europiani i dytë si kuqezi, Gjermania ka në “dorë” fatin e Elseid Hysajt

Lajme

Elseid Hysaj do të luajë europianin e dytë si kuqezi. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po përgatitet të përjetojë sërish emocione të forta në Gjermani, ku synon të jetë protagonist me fanellën e kombëtares.

Euro 2024 në fakt do të ketë në “dorët” fatet e Elseid Hysajt. E ardhmja e shkodranit është larg Lazios, pasi 30-vjeçari ka dalë jashtë planeve të skuadrës italiane dhe me shumë gjasa lojtari do t’i japë lamturmirën klubit italian.

Mediat italiane bëjnë të ditur se pas 3 vitesh si bardhekaltër, Hysaj duhet të bëjë gati valixhet për t’u larguar.

Interesimet për Hysajn nuk mungojë, por performanca në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare do të vendosë pikat mbi ‘i” për të ardhmen e tij.

Deri atëherë s’na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që kuqezinjtë dhe Hysaj të shkojnë sa më larg të jetë e mundur në mënyrë që të gëzojmë të gjithë.



sport,Elseid Hysaj,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Elseid Hysaj,Euro 2024,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *