Euro 2024, tabloidi britanik “Express” ngre alarmin për huliganët shqiptarë

Lajme

Tifozët e Kombëtares janë lojtari i 12-të në fushë sa herë që Shqipëria zbret në fushë. Në eliminatoret e kampionatit Evropian, tifozët ishin një shtysë e madhe në kualifikimin për herë të dytë në një Evropian.

Në Gjermani priten të jenë të shumtë në stadium dhe në rrugë. Përveç grupimit “Tifozët Kuq e Zi”, në përkrahje të Kombëtares pritet të jetë dhe grupimi “Illyrian Elite”, që në fakt prej kohësh nuk i ka marrëdhëniet e mira me Federatën, për shkak të trazirave në tribuna. Këtë herë ky grupim ka përfunduar në tabloidin britanik Expres duke i etiketuar si huliganë.

“Kaos në Euro 2024, huliganët shqiptarë të futbollit “tashmë kanë mbërritur në Gjermani” ishte titulli i këtij tabloidi.

Në artikull shkruhet gjithashtu se në aplikacionin Telegram, anëtarë të këtij grupimi kanë udhëtuar në Gjermani, pavarësisht se Federata nuk i ka vendosur në dispozicion bileta për ndeshjet e Shqipërisë.



sport,kombetarja , kombetarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *